back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeTërmeti i mori jetën vëllezërve kosovarë, Elvis Naçi: Banesë dhe 1 mijë...

Tërmeti i mori jetën vëllezërve kosovarë, Elvis Naçi: Banesë dhe 1 mijë euro pension për familjet

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Mes 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit u shuajtën dhe dy vëllezër nga Kosova. Isa dhe Shemsi Abazi humbën jetën nën rrënojat e Durrësit duke lënë jetimë 6 fëmijë, secili nga tre në dy familjet.

Në emisionin ‘shqiptarët për shqiptarët’ u pasqyrua dhe njëherë historia e trishtë e dy vëllezërve nga Kosova, teksa Elvis Naçi dha një lajm të mirë për jetimët e familjeve Abazi.

Elvis Naçi tha se ka nisur puna për ndërtimin e shtëpisë së familjes Abazi, me fondin e mbledhur nga shqiptarët në mbarë botën për të prekurit nga tërmeti.

Gjithashtu, Naçi deklaroi se iu është vendosur edhe një pension 1 mijë euro, 500 euro për fëmijët e njërit vëlla, dhe 500 euro për fëmijët e tjetrit. Tërmeti i 26 nëntorit la 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz