back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaBotëTërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.4 "shkund" Meksikën

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.4 “shkund” Meksikën

Të ngjajshme

Berisha: Përpjekja jonë për t’i shkurtuar ditët e qeverisë së Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot nga...

Bislimi e quan “budallallëk” qëndrimin e LDK-së: Kam mandat nga Qeveria

Kryenegociatori Besnik Bislimi i është përgjigjur Lidhjes Demokratike të...

Një tërmet i fortë goditi Meksikën e Jugut të martën, duke tronditur ndërtesat në qendër të kryeqytetit Meksiko City qindra milje larg.

Të paktën dy persona humbën jetën.

“Spitali në Huatulco është i dëmtuar, do të jetë e nevojshme të zhvendoset pacientët”  tha Alejandro Ismael Murat Hinojosa.

Qindra njerëz lanë shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë nga frika.

Instituti Gjeologjik i SH.B.A.-së tha që madhësia e tërmetit ishte 7.4, rishikuar nga një vlerësim i hershëm i 7.7.

Epiqendra e tërmetit ishte shteti bregdetar i Paqësorit, Oaxaca.

Tërmeti u ndje në Guatemala dhe në të gjithë Meksikën jugore dhe qendrore.

Energjia elektrike u ndërpre në disa zona.

Tërmetet me përmasa të tilla mund të jenë shkatërruese. Një tërmet me madhësi 7.1 që goditi Meksikën qendrore në 2017 vrau 355 njerëz në kryeqytet dhe shtetet përreth.

I ndodhur në kryqëzimin e tre pllakave tektonike, Meksika është një nga vendet me sizmitetin më të lartë në botë.

Kryeqyteti shihet si veçanërisht i prekshëm për shkak të vendndodhjes së tij në majë të një shtrati antik liqeni.

Analiza paraprake e Qendrës së Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit  ka paralajmëruar tsunami përgjatë brigjeve të Meksikës, Guatemalës, El Salvador dhe Honduras.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz