BallinaLajmeLajmet e FunditTërhiqet nga gara për kryetar të komunës një kandidat i AAK-së!

Tërhiqet nga gara për kryetar të komunës një kandidat i AAK-së!

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Ilir Tasholli është tërhequr nga për kryetar të Lipjanit nga AAK.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Tasholli, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, raporton IndeksOnline.

Ai ka bërë të ditur se tërhiqet nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Lipjanit, si dhe nga të gjitha funksionet që ka ushtruar deri më tani në AAK.

Tasholli e ka cilësuar këtë vendim si të vështirë, por të nevojshëm në këtë fazë të jetës së tij politike.

“Ky vendim nuk ka qenë i lehtë, por është marrë me bindjen se në këtë fazë, një hap i tillë është më i miri për rrugëtimin tim të mëtejmë. Falënderoj me zemër të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë dhe qytetarët që më kanë mbështetur pa hezitim ndër vite – në sfidat lokale dhe ato qendrore. Mbështetja juaj ka qenë motivimi më i madh në çdo angazhim timin”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Lipjanit, miq dhe bashkëpunëtorë,

Dua t’ju njoftoj se, për arsye objektive, kam vendosur të ndal aktivitetin tim politik brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Lipjanit, si dhe nga të gjitha funksionet që kam ushtruar deri më tani.

Ky vendim nuk ka qenë i lehtë, por është marrë me bindjen se në këtë fazë, një hap i tillë është më i miri për rrugëtimin tim të mëtejmë.

Falënderoj me zemër të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë dhe qytetarët që më kanë mbështetur pa hezitim ndër vite – në sfidat lokale dhe ato qendrore. Mbështetja juaj ka qenë motivimi më i madh në çdo angazhim timin.

Betejat politike nuk përfundojnë këtu. Do të shihemi sërish – me të njëjtin përkushtim për të mirën e qytetarëve dhe të vendit tonë.

Me respekt dhe mirënjohje,

Iliri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz