back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTërhiqet Izraeli nga pushtimi i Gazës, zyra e Netanyahut jep njoftimin: Mbledhja...

Tërhiqet Izraeli nga pushtimi i Gazës, zyra e Netanyahut jep njoftimin: Mbledhja e kabinetit të sigurisë shtyhet

Të ngjajshme

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu thirri sot një takim të kufizuar sigurie, sipas mediave në vend, por mbledhja e kabinetit të sigurisë mësohet se është shtyrë pa një vendim.

Channel 12 raportoi se Benjamin Netanyahu e ka thirrur këtë takim të ngushtë me ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz, shefin e shtabit të IDF-së, gjenerallejtënant Eyal Zamir dhe ministrin e çështjeve strategjike, Ron Dermer përpara një mbledhjeje të plotë të kabinetit të sigurisë më vonë këtë javë.

Në mbledhjen e sigurisë, mësohet se do të diskutoheshin disa mundësi për vazhdimin e luftës në Gaza.

Qëllimi i këtij takimi ishte të finalizohej një plan për ta paraqitur më vonë këtë javë në takimin më të gjerë të kabinetit, shtoi Channel 12.

Por zyra e Benjamin Netanyahut ka njofutar se Mbledhja e kabinetit të sigurisë është shtyrë.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu zhvilloi sot një diskutim të kufizuar për sigurinë që zgjati rreth tre orë, në të cilin shefi i shtabit paraqiti opsionet për vazhdimin e fushatës në Gaza.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit janë të përgatitura të zbatojnë çdo vendim të marrë nga Kabineti Politik dhe i Sigurisë.

Mbledhja e plotë e kabinetit të sigurisë pritet më vonë këtë javë, ndërsa Netanyahu dhe ekipi i tij thuhet se planifikojnë një “pushtim të plotë” të Gazës”, thuhet në njoftimin e kabinetit të kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

- Advertisement -

Të Fundit