BallinaLajmeTeologu Behrami padit Tërnavën përsëri – tash për rastin e ngacmimeve seksuale

Teologu Behrami padit Tërnavën përsëri – tash për rastin e ngacmimeve seksuale

Të ngjajshme

“Mungesa e konsensusit politik po bllokon zgjidhjen e çështjes së presidentit”

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës i dërguar...

Lebroni vazhdon të thyejë rekorde, bëhet lojtari me më shumti paraqitje në NBA

LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë...

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit...

Teologu dhe profesori Emin Behrami ka vazhduar të konfrontohet me myftiun e BIK-ut, Naim Tërnaven.

Behrami përmes Facebook ka thënë se myftiu Tërnava ka akuzuar të gjithë profesorët pa përjashtim  të Medresesë “Alaudin” për ngacmimet seksuale që u janë bërë nxënëseve të kësaj shkolle.

Ai ka thënë se Tërnava ka fuqinë e pakufizuar financiare si dhe pozitën e tij të myftiut e ka uzurpuar tash e tri dekada pas falsifikimit të Kushtetutës së BIK-ut.

“Kryetari Naim Tërnava arriti që me propagandën e tij të fuqishme të diktojë rrejshëm se unë, prof. Emin Behrami, kam “shpifur” ndaj dy profesorëve të Medresesë për ngacmime seksuale me nxënëset e saj, duke qenë e vërteta ndryshe”. – ka shkruar Behrami.

Behrami në profilin e tij në Facebook ka bërë publike edhe disa dokumente të kallëzimit penal kundër Tërnavës.

“Mirëpo injorimi i skajshëm ndaj meje nga ai dhe suita e tij për të më mposhtur rezistencën time ndaj marifetllëqeve të ndryshme të tyre, më kanë shtyrë që kurrë të mos dorëzohem para veprimeve e sjelljeve të tyre të turpshme, pavarësisht sfidave me të cilat do të përballem”. – ka vazhduar ai.

Profesori thotë se faji i tij i vetëm ishte mos gjunjëzimi para Myftiut dhe para veprimeve të tij joligjore e jomorale.

“Vazhdimisht e kam mbrojtur dinjitetin tim, të nxënësve, të studentëve dhe të punëtorëve, autoritetin e Medresesë dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës në përgjithësi, përçka vazhdimisht jam ndjekur e dënuar, në forma dhe mënyra të ndryshme, porse pa u luhatur nga qëndrimi im parimor. E vërteta kërkon sakrifica, ushtarë trima e të zellshëm. Vazhdon.” – ka përfunduar Behrami.

Në vazhdim janë dokumentet që i ka publikuar Emin Behrami.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz