Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTentuan të manipulojnë për një aksident në Prishtinë, dy persona nën hetim...

Tentuan të manipulojnë për një aksident në Prishtinë, dy persona nën hetim për deklarim të rremë

Të ngjajshme

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit...

TURP! Malisheva poshtërohet nga Vikingur

Malisheva është poshtëruar sonte, e ka poashtu e ka...

Mendimi për motin: Kryesisht me diell të premtën – Temperaturat në rritje përgjatë fundjavës, deri në 35C

Mendimi për motin – 17.07.2025 Vransirat fillojnë të shpërndahen paraditën...

Dy persona janë vënë në hetim të policisë për deklarim të rremë pasi që kishin raportuar se ishin përfshirë në një aksident, ndërsa policia kur doli në vendngjarje konstatoi se ata s’ishin brenda veturës kur ndodhi aksidenti.

Policia tha se deklarimet e rrejshme i bënë me qëllim manipulimin e rrethanave të aksidentit.

“Më 16.07.2025, në kryeqytet është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore. Njësia e trafikut të kryeqytetit menjëherë ka nisë hetim për sqarimin e rrethanave të rastit. Gjatë hetimeve është konstatuar që në momentin e aksidentit personat e dyshuar nuk ndodheshin në veturë dhe deklarimet e tyre ishin të pavërteta e të qëllimshme për të manipuluar rrethanat e aksidentit”, njoftoi policia.

Të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe me udhëzim të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rast penal për veprën “Deklarim i rremë”.

- Advertisement -

Të Fundit