Tentuan ta vrisnin me thikë në qendër të Vushtrrisë, arretohen dy persona
BILLI
Lexo edheBanori i këtij fshati nga Drenica: Masakra na u përsërit 20 vite më vonë! (VIDEO)
“Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën ‘Pandeli Sotiri ’ në Vushtrri, ku sipas të dhënave të para dhe deklaratave të siguruara bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje të çastit ndërmjet të përfshirëve në rast, nga një mjet i mprehtë (thikë) i lënduar ka mbetur viktima m/sh/kosovar, i cili ka kërkuar tretman mjekësor në spitalin e qytetit të Vushtrrisë”, tha policia, transmetom Gazeta Express.
Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe është konfiskuar një thikë.
Pas procedurave intervistuese me aktvendim të prokurorit të rastit, njërit nga të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edheBanori i këtij fshati nga Drenica: Masakra na u përsërit 20 vite më vonë! (VIDEO)
Hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘pjesëmarrje në rrahje’.