Tentoi të fuste substancë të dyshuar narkotike në burgun e Prishtinës, zbulohet gjatë kontrollit në vizita
dp
Lexo edheParandalohet “hyrja” e drogës në burgun e Prishtinës, ja ku u fsheh substanca
Gjatë kontrollit në sallën e vizitave, “substanca e dyshuar është zbuluar e fshehur brenda xhaketes, të cilën e kishte me vete një familjar, i cili kishte ardhur për vizitë te një i burgosur”, thuhet në njoftim.
Pas zbulimit, vizita është anuluar, ndërsa është njoftuar Policia e Kosovës, së cilës i është dorëzuar edhe substanca e dyshuar.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të zbatojë kontrolle dhe masa të rrepta sigurie për të parandaluar futjen e sendeve dhe substancave të ndaluara në institucionet korrektuese”, përfundon njoftimi.

Lexo edheParandalohet “hyrja” e drogës në burgun e Prishtinës, ja ku u fsheh substanca