Tentoi ta grabiste pompën e derivateve, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka
dp

Lexo edheArrestohet një burrë në Vushtrri, bëri vozitje të rrezikshme dhe tentoi ta godiste një polic

Një person i maskuar dyshohet se ka tentuar të grabisë një pikë karburanti në Prishtinë, duke kërcënuar 2 punëtorë me thikë.
Ngjarja ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 21:37, në rrugën “Lidhja e Lezhës”.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari u kishte kërkuar para punëtorëve, por pasi nuk kishte arritur t’i merrte, kishte hequr maskën dhe ishte larguar.
Lexo edheArrestohet një burrë në Vushtrri, bëri vozitje të rrezikshme dhe tentoi ta godiste një polic
“I dyshuari, pasi nuk ka arritur të marrë para, e kishte hequr maskën duke u thënë ankuesve se ‘ka bërë shaka’ dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin policor.
Pas një kohe, i dyshuari është paraqitur te zyrtarët policorë që ndodheshin në vendin e ngjarjes.