Tensione në Gjirin e Omanit, Irani sekuestron anijen e dyshuar me armë

Një anije që dyshohet se shërbente si “depo lundruese armësh” është sekuestruar nga forcat iraniane në Gjirin e Omanit, duke rritur tensionet në rajonin strategjik të Ngushticës së Hormuzit.
Sipas kompanisë së sigurisë detare Vanguard, anija “Hui Chuan”, me flamur të Hondurasit, përdorej për ruajtjen e armëve dhe municioneve për kompanitë private të sigurisë që mbrojnë anijet nga sulmet pirate.
Të dhënat e gjurmimit detar tregojnë se anija transmetoi për herë të fundit vendndodhjen e saj pranë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa autoritetet britanike thanë se mjeti po drejtohet drejt ujërave territoriale iraniane.

Lexo edheQeveria në prag të rënies: Edhe një tjetër ministër britanik jep dorëheqjen
Ngjarja vjen vetëm një ditë pasi një anije me flamur indian u sulmua pranë brigjeve të Omanit dhe më pas u fundos. Sipas raportimeve, shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një dron ose raketë. Të 14 anëtarët e ekuipazhit indian u shpëtuan nga Roja Bregdetare e Omanit.
Situata në Ngushticën e Hormuzit u diskutua edhe gjatë takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping në Pekin.














