Tensione në fshatin e Agim Bahtirit, ndërmjet njerëzve të PDK-së dhe AKR-së!

Në fshatin Gushafc të Komunës së Mitrovicës ka ndodhur një incident ndërmjet disa personave i cili dyshohet të ketë qenë me motive politike.
Një dëshmitar okular ka deklaruar për “Gazeta Blic” se janë mbështetësit e PDK-së dhe ata të AKR-së, ata të cilët kanë shtuar tensionet mes vete pas publikimit të rezultatit Preliminar në këtë komunë nga DnV.
“Në fshatin Gushafc është tensionuar gjendje ndërmjet njerëzve të PDK-së dhe ata të AKR-së, ata kanë përdorur edhe armët për disa momente të acaruar nga rezultati zgjedhor”, tha ky dëshmitar.

Lexo edheKë do ta mbështesë Selim Pacolli në balotazh, Arbanin apo Shpendin?
Ndërkohë “Gazeta Blic” ka bërë përpjekje të marrë një shpjegim për rastin nga zëdhënësi i Policisë së Kosoës nga rajoni i Mitrovicës, Avni Zahiti por ai nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.
“Gazeta Blic” do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.














