back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasTensione në Çikatovë të Drenasit, banorët protestojnë kundër dhënies së pronave private...

Tensione në Çikatovë të Drenasit, banorët protestojnë kundër dhënies së pronave private “Ferronikelit”

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Një përleshje fizike ka ndodhur në Çikatovë të Drenasit për shkak të kontesteve pronësore.

Sipas banorëve, rasti ka ndodhur në lagjen “Morina” ku drejtori i Ferronikelit ka filluar me kazmë të punojë në tokat e tyre.

Banori Valon Morina thotë se drejtori i Ferronikelit ka tentuar të uzurpojë pronat e tyre pa kurrfarë kompensimi.

“Ata po thonë se është pronë e tyre, derisa ne kemi dokumentet që pronat janë tona dhe i kanë pasur stërgjyshërit…Drejtori i ka sulmuar me kazmë qytetarët. Njëri prej tyre është marrë me ambulancë, derisa 10 qytetarë janë shoqëruar në polici”, tregon për RTV Dukagjinin Morina.

Ai thotë se lënda për këto prona është në gjykatë dhe sipas tij menaxhmenti do të ishte mirë të mos vijë këtu derisa të merret vendimi.

Banori thotë se pas përleshjeve kanë ndërhyrë policia speciale, derisa sipas tij në vendin e ngjarjes ende është një patrullë policore për të ruajtur qetësinë.

Policia e Kosovë, Komuna e Drenasit dhe nga kompania Ferronikeli ende nuk kanë prononcuar për këto incidente./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz