BallinaLajmeTenori shqiptar me famë botërore: A do të na drejtojnë Albini e...

Tenori shqiptar me famë botërore: A do të na drejtojnë Albini e Vjosa apo çobanët që u bënë pushtues të pasluftës

Të ngjajshme

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë...

320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen...

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, në një postim në Facebook, ka pyetur nëse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do ta çlirojnë vendin nga injorantët që u bënë pushtues pas luftës

Tenori Lahaj ka pyetur nëse Vjosa Osmani do të jetë heroina e re e historisë moderne të Kosovës.

“A do të jetë një grua që këtë herë do të na çlirojë, përfundimisht nga politiKUAJT komunistë të kafe Bozhurit, të shërbyer prej konobaricave* në valle!
A do të jetë Vjosa, heroina jonë e re e historisë moderne të Kosovës”, ka shkruar ai.

Tutje Lahaj ka thënë se a do ta çlirojë Albin Kurti atdheun e kapur nga injorantët e çobanët e pasluftës.

“A thua do ta kemi fatin të na drejtojë një mendje e ndritur, plot guxim sikurse Albini, të na çlirojë nga kaubojt e Opel Askonave të pasluftës që prej injorantësh e çobanësh na u bënë udhëheqës, pushtues e profesorë universitetesh, duke na detyruar ta urrejmë atdheun të cilin të parët dhe vet ne edhe me gjak e lamë”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz