back to top
Wednesday, October 29, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTen Hag kundër largimit të Xhakës: Ai është shumë i rëndësishëm për...

Ten Hag kundër largimit të Xhakës: Ai është shumë i rëndësishëm për ne

Të ngjajshme

Caktohet agjenda, nesër diskutohet buxheti për tri komuna

Kuvendi ka njoftuar se nesër do të mbahet ...

Ambasadori Rudolph: KFOR luan rol thelbësor në stabilitetin rajonal

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar...

Kosova dhe Belgjika zhvillojnë konsultime politike për marrëveshjet ndërkombëtare

Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme...

Meritoni refuzoi të flas për Ilnisën, reagon edhe Sara Gjordeni (Foto)

Ish-banori i BBVA Meriton Mjekiqi ka vendosur të mos...

Granit Xhaka po lidhet me një largim nga Bayer Leverkuseni.

32-vjeçari, shihet si ylli i radhës i Leverkusenit që mund të largohet pas atyre të Tah, Wirtz dhe Frimpong.

Xhaka, kishte oferta nga ekipe të mëdha si Inter, Milan, Juventus si dhe nga skuadra e Neom SC, në Arabinë Saudite.

Së fundi është përfolur për një interesim nga skuadra e sapongritur në Premierligë, Sunderland me vetë agjentin e tij që u ka thënë mediave gjermane se kapiteni 32-vjeçar i Zvicrës ka një marrëveshje në parim me klubin “bardhekuq”.

Por ishte vet Ten Hag, ai i cili edhe njëherë konfirmoi se Xhaka është në planet e tij dhe se nuk ka ndërmend ta largojë atë.

“Agjenti mund të thotë çfarë të dojë. Por ky klub ka humbur tashmë tre lojtarë të rëndësishëm”, tha Ten Hag për mediat gjermane të martën.

” Nuk do të lëmë më lojtarë të shkojnë, kjo nuk është e mundur. Kjo do të shpërfillte strukturën dhe gjithashtu kulturën e skuadrës. Është e qartë – Graniti është një lider, ai ka nënshkruar këtu për pesë vjet dhe i kanë mbetur edhe tre vjet në kontratë. Ai është shumë i rëndësishëm për ne që ta lëmë të shkojë”, shtoi më tutje Ten Hag.

Xhaka, numëron gjithsej 99 paraqitje me Leverkusenin, ku ka shënuar gjithsej 6 gola dhe 9 asistime, ku arriti të fitojë Bundesligën, Kupën e Gjermanisë si dhe Superkupën./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz