back to top
Monday, December 29, 2025
BallinaLajmeTemperaturat më të ulëta deri në -7 gradë – Ky do të...

Temperaturat më të ulëta deri në -7 gradë – Ky do të jetë moti sot në Kosovë

Të ngjajshme

Brruti pranë transferimit te një skuadër evropiane

Ekipi rumun, Cluj ka shfaqur interes për të transferuar...

PDK mban sot konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës do të mbaj sot konferencë...

Dyshohet për falsifikim të rezultateve të votimit në Pejë

Sipas Policisë së Kosovës, mbrëmë rreth orës 20:00 është...

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe erërat e ftohta do të dobësohen plotësisht gjatë dites.

Temperaturat nga -7 minimalja gjatë dites do të rritet deri në  5 gradë Celsius maksimalja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Mëngjesi në shumë zona do të jetë me acar, ndërsa gjatë dites rritje e temperaturave.

Dita e martë sjellë një front të ri polar me depërtim të masave mjaft të ftohta ajrore nga veriu. Gjatë ditës do të ketë fuqizim të erërave veriore e veriperëndimore, shtim lokal të vranësirave dhe priten reshje lokale bore kryesisht të pakta dhe të karakterit lokal.

Dita e fundit e vitit do të jetë ditë e akullt. Temperaturat vështirë që mund të dalin në plus edhe në pikun e ditës. Nata do të shumë e ftohtë me temperatura që do të zbresin deri në -8 gradë Celsius. Në ndonjë rajon mund të ulen edhe deri në -10 gradë Celsius.

Nga e Enjta masa ajrore të ngrohta nga Mesdheu depërtojnë gradualisht dhe largojnë acarin nga viset tona duke kushtëzuar rritje graduale por të sigurt të temperaturave. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga jugu dhe jugperëndimi./MeteoBallkan

Të Fundit

Sport

ShowBiz