back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmeTemperaturat deri në 37 gradë Celsius këtë javë

Temperaturat deri në 37 gradë Celsius këtë javë

Të ngjajshme

Gërvalla: Në qeverisjen tonë Kosova ka forcuar pozicionin ndërkombëtar

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,...

Vetëvritet me armë gjahu 32-vjeçari në Maliq të Shqipërisë

Nje 32- vjeçar nga fshati Pojan, bashkia Maliq i...

Skandali i Shpatit në dasmë, Selvija bën reagimin e fortë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka qenë në qendër...

Zjarre në Fier dhe Kavajë! Arrestohen 4 persona

Policia ka arrestuar katër persona në Fier dhe Kavajë...

Mot shumë i nxehtë do të mbretërojë këtë javë në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat sot do të jenë deri në 37 gradë Celsius.

“Javën e ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikane, të shoqëruara me temperatura të larta dhe pa reshje shiu.

Kushtet e motit do të karakterizohen nga vapë e fortë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar nga rrezet e diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Qëndroni të hidratuar dhe shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut (11:00 – 17:00)”, thuhet në njoftim.

E hënë

Moti me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat minimale: 14 – 18°C

Temperaturat maksimale: 33-37°C

Era: e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit.

- Advertisement -

Të Fundit