back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeTemperatura të larta gjatë gushtit, do të arrijnë deri në 40 gradë

Temperatura të larta gjatë gushtit, do të arrijnë deri në 40 gradë

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

I nxehti afrikan po vjen dhe shumë shpejt do të pushtojë Evropën javën e ardhshme, ku na pret një gusht përvëlues me temperatura mbi 40 gradë celcius.

Vapa e madhe po vjen sipas meteorologëve, pasi vransirat po largohen dhe pas një pjese të parë të verës, të pranueshme, kjo e fundit tani do të shpalosë më të mirën e mundshme të saj.

Deri më tani në fakt, në pjesë të ndryshme të kontinentit, është regjistruar një verë pak a shumë normale, me alternime mes fazave të kohës së bukur dhe të freskët dhe stuhive të shpejta që janë parë në disa rajone në Italinë e veriut apo edhe në vende të tjera përreth.

Por tani, ekspertët flasin për një valë të nxehti afrikan që po vjen ndërkohë që java e parë e gushtit do të jetë e zjarrtë.E kjo konfirmohet nga modelet matematikore më të besueshme. Ai më i preri, modeli amerikan GSF (Global Forecast System) tregon ardhjen e një mase ajri saharian rreth 4-5 gushtit.

Pjesa e parë e gushtit, sipas ekspertëve, do të jetë pa lagështira, me një mot të pastër dhe stabël ndërsa në vijim, mërkuri në termometër nuk do të ndalet së ngrituri.

Për sa i takon fundjavës, meteorologët thonë se trazirat që kanë kaluar ditët e fundit në pjesën veriore të Iitalisë, tani do të zhvendosen shpejt drejt Ballkanit për ti lënë vendin, javën e ardhshme, masave të presionit të lartë nga Afrika e Veriut që do të sjellin ditë me diell por shumë të nxehta në të gjithë zonën përreth Mesdheut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz