BallinaLajmeLajmet e FunditTemperatura përvëluese në Kosovë – Hani i Elezit arrin 42.4°C, dita më...

Temperatura përvëluese në Kosovë – Hani i Elezit arrin 42.4°C, dita më e nxehtë e regjistruar deri më tani

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Kosova po përballet me një valë të jashtëzakonshme të të nxehtit, teksa temperaturat ditën e sotme kanë shënuar rekorde në disa komuna të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare të orës 14:00 nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vlera më e lartë e regjistruar sot ishte në Han të Elezit, ku termometri arriti në 42.4°C në orën 13:00, duke e bërë këtë ditë si më të nxehtën e matur ndonjëherë nga rrjeti shtetëror meteorologjik.

Përveç Hanit të Elezit, temperatura ekstreme janë regjistruar edhe në Kamenicë (41.6°C), Gjilan (41.2°C), Klinë (41.1°C), Rahovec (41.1°C), Leposaviq (41.3°C), Gjakovë (41.7°C), Komoran (40.8°C), Skenderaj (40.3°C), Mitrovicë (40.5°C), Prishtinë (40.2°C), dhe Istog (40.5°C).

Shumica e komunave të vendit kanë kaluar pragun e 39°C, me disa zona malore si Brodi dhe Brezovica që kanë mbetur më të freskëta, me 23.4°C dhe 32.0°C respektivisht.

Instituti Hidrometeorologjik e ka cilësuar këtë si “ditën më të nxehtë të regjistruar deri më tani”, duke apeluar për kujdes të shtuar për shëndetin, shmangie të ekspozimit në diell në orët e pikut, hidratuese të vazhdueshme dhe ruajtje të fëmijëve e të moshuarve nga temperaturat ekstreme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz