back to top
Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajmeTelekomi i Kosovës shpërndan miliona me kontrata njëburimore për kompani të huaja

Telekomi i Kosovës shpërndan miliona me kontrata njëburimore për kompani të huaja

Të ngjajshme

Fjolla Morina shkel rregullat e komunikacionit, xhiron teksa vozit! (Video)

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina duket se e ka...

Arrestohen shoferë në Shkup dhe Kumanovë, vozisnin pa patentë, u konfiskohen veturat

Policia ka arrestuar dy shoferë në Shkup dhe Kumanovë,...

Kida dhe Luana bëhen bashkë në Dubai

Kida dhe Luana Vjollca janë takuar në Dubai. Dy yjet...

Telekomi i Kosovës e ka nisur vitin 2026 me nënshkrimin e disa kontratave njëburimore, përmes procedurës së negociimit dhe me kompani të huaja.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën e-prokurimi, Telekomi ka shpërblyer me kontratë njëburimore, përmes negociimit, kompaninë “Integratouch L.L.C”, me vlerë 100 mijë euro, për shërbimet e mirëmbajtjes së platformës së faturimit “Maintenance of Billing Platform for postpaid – Symphony”. Kjo kontratë, sipas dokumenteve zyrtare, është nënshkruar më 28 janar të këtij viti.

Po ashtu, përmes negociimit pa publikim të njoftimit, Telekomi i Kosovës ka shpërblyer kompaninë “Intracom Ltd” për shërbimet e plotësimeve funksionale në sistemin e faturimit, përfshirë SR USSD, CDR split, HLR BAR/UNBAR dhe MNP_IMS TAS Ro & Rf AVPs. Sipas njoftimit, kjo kompani është nga Maqedonia e Veriut, ndërsa vlera e kontratës arrin në 72 mijë euro.

Një tjetër kontratë njëburimore e nënshkruar nga Telekomi është ajo me platformën televizive “Digit-Alb” nga Shqipëria, me vlerë 950 mijë euro.

Ndërkohë, kontrata me vlerën më të lartë është nënshkruar për implementimin e shërbimit Voice over LTE – VoLTE, në vlerë prej 1 milion e 449 mijë euro. Kompania fituese, sipas dokumentacionit zyrtar, është e regjistruar në Zagreb.

Kontratat njëburimore dhe përmes negociimit, sidomos me kompani të huaja, vazhdojnë të jenë në fokus të debatit publik për shkak të mungesës së konkurrencës dhe transparencës në shpenzimin e parasë publike.

Të Fundit

Sport

ShowBiz