back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeTelekomi e ndërpret kontratën me Devollët, Istrefi: Nuk vazhdojmë në këto kushte

Telekomi e ndërpret kontratën me Devollët, Istrefi: Nuk vazhdojmë në këto kushte

Të ngjajshme

LVV i çon letër Osmanit, e propozon Kurtin mandatar për formimin e qeverisë

Deputetja Arbërie Nagavci, njofton se në cilësinë si Kryesuese...

Goool! Prishtina shënon të dytin ndaj Ballkanit

Skuadra e Prishtinës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Besnik Tahiri pas konstituimit: Moskonstituimi i Kuvendit ka dëmtuar Kosovën skajshmërisht

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, pas konstituimit të Kuvendit...

Miftaraj: LVV votoi Listën Serbe, Kurti duhet të na tregojë a është organizatë terroriste

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD),...

Kryeshefi Ekzkekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi po insisiton se kontrata me Z-Mobile nuk do të vazhdohet, raporton Gazeta Express.

Istrefi ka deklaruar atë që tha edhe të hënën gjatë protestës së Sindikatës së Punëtorëve.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryeshefi i Telekomit ka shkruar se është oblikim ligjor që në secilën situatë të veprohet karshi mbrojtjes së interest të Kompanisë.

“Në frymën e saj, është edhe qëndrimi unanim i Bordit, Menaxhmentit Ekzekutiv dhe i vetë Sindikatës se të gjitha raportet kontraktore me partnerë, pa paragjykuar asnjë prej tyre, do të bëhen dhe vlerësohen sipas parimit të përfitimit të dyanshëm”, shkroi Istrefi.

Tutje, ai ka bërë të ditur se për të shmangur çdo keqkuptim, rithekson se kontrata me Z Mobile nuk do të vazhdohet më tutje, kjo në bazë të konstatimeve të ekspertëve.

“Për hir të informimit të drejtë dhe transparencës maksimale dhe për të shmangur çdo keqkuptim të mundshëm, më duhet të theksoj se kontrata me Z Mobile nuk do të vazhdohet tutje sipas kushteve të cilat kanë ekzistuar deri më tani, kjo bazuar në konstatimet financiare të ekipeve ndërkombëtare të ekspertëve financiarë dhe të ekipit të ekspertëve ligjor. Ky njoftim i mosvazhdimit të kësaj kontrate, i është adresuar edhe vetë partnerit të Telekomit (Z Mobile), ashtu siç e parasheh edhe kjo marrëveshje”, ka deklaruar Istrefi./GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz