Por sa do të kushtojë ky telefon? Sipas burimeve të industrisë, Galaxy X do të kushtojë afro 1,850 dollarë ndërsa prodhimi nis në Nëntor.
Nuk përbën sekret fakti që Samsung prej kohësh ka punuar për një telefon me palosje.
Megjithatë duket se ky projekt i ka kushtuar goxha Samsung i cili shpreson ta sjellë në treg në 2019-ën.
Gjigandi Korean tregoi një koncept në CES 2018 por me dyer të mbyllura. Pajisja do të quhet Galaxy X sipas CEO së Samsung.
Por sa do të kushtojë ky telefon? Sipas burimeve të industrisë, Galaxy X do të kushtojë afro 1,850 dollarë ndërsa prodhimi nis në Nëntor.
Me një çmim të tillë, Galaxy X me shumë gjasa do të vijë si një edicion i limituar. Shpresojmë që me kalimin e kohës edhe ekranet OLED të kushtojnë më pak.
Ky ekrani mund të arrijë deri në 7.3-inç i hapur dhe 4.5-inç i mbyllur. Kongresi Mobil Botëror mund të jetë destinacionin final i telefonit. /PCWorld Albanian

