back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaTeknologjiTelefoni i parë flekslibil këtë vit ?

Telefoni i parë flekslibil këtë vit ?

Të ngjajshme

Ka pasur shumë koncepte dhe prototipa telefonash inteligjentë, fleksibël por asnjëri nga ata nuk është bërë i vlefshëm për publikun. Kjo është ende e vërtetë, të paktën derisa telefoni inteligjent/ora fleksidël  e Moxi Groups të dalë këtë verë.

Telefoni inteligjent i përkulshëm nga kompania kineze ka prekur internetin të hënën në Bloomberg Technology. Presidenti ekzekutiv i Moxi Group, Chongsheng Yu ka thënë për Bloomberg Technology që kompania do të shesë fillimisht  telefonin e tij inteligjent me një ekran bardh e zi duke përdorur teknologjinë e-ink. Sipas CNN Money, telefoni pritet të kushtojë rreth 760 dollarë, i cili është një çmim shumë i lartë për një telefon inteligjent bardh e zi.

Telefoni do të shitet vetëm në Kinë fillimisht por nëse ka kërkesa dhe interes, Yu tha që do konsiderojnë idenë për të shitur produktin jashtë këtij shteti. Ai ka thënë që një ekran fleksibël me ngjyra do të jetë i vlefshëm në 2018-ën.

Për të bërë një telefon inteligjent, fleksibël, funksional, Moxi Group përdori  graphene, i cili është një material i përçueshëm, super i hollë i përbërë nga një shtresë e vetme atomesh karboni.

Ndërkohë që kjo funksionon për të krijuar ekranin, nuk mund të bëhen bateri dhe pjesë kompjuterike fleksible. Në mënyrë të ngjashme me prototipin e telefonit inteligjent të përkulshëm nga ReFlex, këto komponentë janë vendosur në një pjesë të pajisjes që mbahet rigide.

krokodili.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz