back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeTekonlogjia ia ha kokën edhe një gazete të njohur kosovare

Tekonlogjia ia ha kokën edhe një gazete të njohur kosovare

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Gazeta “numër 1” në vend, “Kosova Sot”, nga 1 maji nuk do të mund të gjendet më si gazetë e shtypur në tregun kosovar. Drejtuesit e gazetës që udhëhiqet nga politikania, Margarita Kadriu, kanë vendosur që botimin e të përditshmes vendore ta ndalin nga qarkullimi në treg. Sic duket zhvillimi i teknokoligjisë informative po “i varrosë” gazetat e shtypura në Kosovë.

E për mbylljen e ‘Kosova Sot kanë njoftuar vet drejtuesit e kësaj gazete. Ata thonë se për 21 vitet e botimit të kësaj të përdithsme kanë kaluar shumë sfida duke përfshirë edhe botimin e gazetës në kohën e luftës.

“Përgjatë këtyre 21 vjetëve kemi kaluar sfida të rënda, kemi mbijetuar edhe pas flakëve të regjimit serb, por aktualisht, kriza e shpërndarjes së shtypit në Kosovë na detyron të hedhim këtë hap, gjithsesi jo të përhershëm”, thuhet në njoftimin e gazetës.

Gazeta ‘Kosova Sot’, është njohur në opinion me faqet e saja të mesit ku përgjatë viteve të fundit lexuesve u janë ofruar këshilla mbi bukurinë, seksin, horoskopin si dhe lajme të show bizit.

Edhe fjalëkryqet kanë qenë pjesë e rëndësishme e kësaj gazete.  Por sic duket zhvillimi i teknologjisë si dhe këshillat online kanë bërë që të ‘varrosen’ gazetat e botuara në formë shtypi.

Në Kosovë, momentalisht kanë mbetur katër gazeta të shtypura./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz