Drenasi është komuna “kampion” në Kosovë, e cila ka më shumti gra drejtoresha. Madje kjo komunë e Drenicës ka gra në krye të drejtorive aq sa kanë bashkë Mitrovica, Vushtrria dhe Skenderaj.
Një hulumtim që ka bërë Drenicapress nëpër këto katër komuna rezulton se Skënderja, Mitrovica dhe Vushtrria së bashku kanë 5 drejtori që udhëhiqen nga femrat. E pesë drejtori që udhëhiqen nga fenrat ka Drenasi që nga ardhja e Ramiz Laldrovcit në krye të kësaj komune.
Kabineti i kryetarit Lladrovci ka këtë drejtori që udhëhiqen nga femrat:
Kimete Qorri – Drejtoresh e Administratës Komunale
Anita Avdullahu – Dvorani – Drejtoresh e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik
Aurora Berisha – Drejtoresh e Inspeksionit
Lumnije Krapi – Drejtoresh e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë
Flutura Avdiu – Drejtoresh për Kulturë, Rini e Sport
Ndërsa ditëve në vijim pritet të emërohet edhe drejtori ose drejtoresha e Arsimit, transmeton Drenicapress.
Komuna e Skënderajt e cila muajt e fundit udhëhiqet nga nënkryetari Fadil Nura, pasi kryetari Sami Lushtaku është në burg, ka vetëm një drejtori që udhëhiqet nga një femër. Është Alberta Gjinovci që udhëheq Drejtorinë e Administratës.
Kumuna e Mitrovicës e udhëhequr nga Agim Bahtiri, poashtu ka vetëm një drejtori që udhëhiqet nga gjinia femërore. Drejtoria e Shëndetësisë ka drejtoreshë Vlora Hxhimehmedin.
Kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku në kabinetin e tij ka emëruar tri femra për të udhëhequr me drejtori. Xhevrije Rama (Drejtoria e Administratës), Arta Haxhaj (Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural) dhe Shpresa Rama (Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport).
Komuna e Drenasit është komuna e vetme në rang të Kosovës që ka më së shumti drejtori që udhëhiqen nga femrat!/Drenicapress.info/