BallinaLajmeTë shtëna në një lokal në Prishtinë, dy të plagosur dhe një...

Të shtëna në një lokal në Prishtinë, dy të plagosur dhe një arrestim

Të ngjajshme

Selin apo Brikena, cila do shpallet sonte finalistja e parë?

Sonte mbrëma sytë e të gjithë shikuesve do të...

Simeone konfirmon pesë mungesa për ndeshjen ndaj Barcelonës

Trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, ka konfirmuar se...

Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani

Dy persona të dyshuar shqiptarë janë arrestuar në Calais të...

Një ngjarje e frikshme me armë zjarri tronditi orët e para të mëngjesit në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.

Sipas burimeve të lajmi.net, incidenti ka ndodhur brenda një lokali, ku dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë për tretman mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, në një prononcim për lajmi.net dha detaje për ngjarjen.

“Sot rreth orës 02:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Ferid Curri në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend janë të lënduar 2 persona, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Deri më tani është arrestuar një person i dyshuar. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit jane duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore.”, tha Pllana./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz