Të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle në Karolinën e Veriut, 2 viktima dhe disa të plagosur
dp

Lexo edheKonflikti në Lindjen e Mesme, caktohet data e re e bisedimeve për armëpushim midis Izraelit dhe Libanit

Të paktën 2 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pas disa të shtënave me armë zjarri që ndodhi në një park pranë një shkolle në Karolinën e Veriut në SHBA.
Siç raportohet nga wbtv.com, të shtënat ndodhën në orën 10:00 të mëngjesit pranë Shkollës së Mesme Jefferson në Winston-Salem, Karolina e Veriut, por incidenti nuk ndodhi brenda territorit të shkollës.
Sipas autoriteteve, shkolla u vu përkohësisht në “mbyllje sigurie” gjatë orëve të mëngjesit të së njëjtës ditë, një masë që u hoq më vonë pasi u vlerësua se nuk kishte rrezik të mëtejshëm për nxënësit dhe stafin.
Policia tha se incidenti filloi si një përleshje e planifikuar midis “dy të rinjve”. Megjithatë, gjatë konfrontimit, situata u përshkallëzua dhe disa persona qëlluan me njëri-tjetrin.

Lexo edheKonflikti në Lindjen e Mesme, caktohet data e re e bisedimeve për armëpushim midis Izraelit dhe Libanit
Të shtënat rezultuan në “viktima të shumta”, tha policia, pa dhënë menjëherë një numër të saktë të të lënduarve. Rreth dy orë pasi incidenti u raportua për herë të parë, Byroja Shtetërore e Hetimeve (SBI) konfirmoi se dy persona kishin vdekur dhe “disa” të tjerë ishin qëlluar dhe plagosur.
Hetimet për rrethanat e incidentit të përgjakshëm vijojnë, teksa autoritetet po shqyrtojnë shkaqet që çuan në përshkallëzimin e armatosur të përplasjes, si dhe identitetin e personave të përfshirë.