Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur mbrëmë në rrugën “Rinia” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha për lajmi.net se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me rrethanat që karakterizojnë rastin.
Nuk raportohet për persona të lënduar./Lajmi.net/
- Advertisement -