Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot rreth orës 15:00 në rrugën “Rasim Hashani” në Obiliq. Lajmin e ka konfirmuar për ” Indeksonline “ zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se nuk ka të lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ndrkaq njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes dhe se hetuesit policor kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
“Sot rreth orës 15:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Rasim Hashani” në Obiliq. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/