Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, katër persona të arrestuar
Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se në vazhdën e angazhimeve të vazhdueshme policore në fushën e parandalimit të të shtënave në ahengje, njësitë policore gjatë vikendit kanë intervenuar në pesë lokacione të ndryshme.
“Rastet e të shtënave kryesisht në ahengje familjare, janë raportuar në lokacione të ndryshme, duke përshi zonën e Mitrovicës, Vushtrrisë e Skenderajt, reagimi i shpejt policor ka rezultuar me identifikimin e lokacioneve ku ishin raportuar të shtënat, ku fillimisht ka rezultuar me gjetjen provave materiale të gëzhojave, si dhe konfiskimin e katër armëve të ndryshme, një pushkë automatike, dhe tri pistoleta.
Katër persona të dyshuar janë arrestuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, ’’përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, thuhet në njoftimin për media.
Pas procedurave të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Lexo edheTurqia përmes investimeve po promovon `Islamin turk`në Kosovë
Policia apelon te të gjithë qytetarët që të mos përdorin armë në ahengje, çdo shkrepje arme, rrezikon qytetarët, pronën, çdo plumb godet një cak.














