back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaLajmeTë shtëna me armë në një bar në Teksas, 3 të vdekur...

Të shtëna me armë në një bar në Teksas, 3 të vdekur dhe 14 të plagosur

Të ngjajshme

Avioni britanik në Katar rrëzon një dron iranian

Një avion Typhoon i Ushtrisë Ajrore të Britanisë së...

Ramadani: Nëse vëmendja amerikane zhvendoset për muaj në Iran, Kosova duhet të shqetësohet

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka komentuar zhvillimet e...

Gati Post Big Brother, banorët e sezonit të 4-të për herë të fundit bashkë

Pas përfundimit të edicionit të katërt të Big Brother...

Pritja e Raya-s që ia siguroi tri pikë Arsenalit

Skuadra e Arsenalit ka shënuar një fitore të madhe...

1500 shqiptarë në Dubai, ambasadori Kurtezi: Nuk ka vend për panik

Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara, Ridi Kurtezi, thotë...

Të paktën tre persona kanë mbetur të vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën këtë të dielë, pas të shtënave me armë në një bar në qytetin Austin, në Teksas.

Duke folur në një konferencë për shtyp në orët e para të mëngjesit, Shefja e Policisë së qytetit, Lisa Davis, tha se policia mori raportime për një “burrë që po qëllonte në Buford’s Backyard Beer Garden,” një bar i njohur në zonën e argëtimit të qytetit.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, Davis tha se ata u përballën me një burrë të armatosur dhe “hapën zjarr, duke vrarë të dyshuarin.”

Motivi i këtij incidenti nuk dihet ende.

Shefi i Shërbimeve të Urgjencës të Austin (EMS), Robert Luckritz, tha se tre persona u gjetën të vdekur në vendngjarje. 14 të plagosur të tjerë u dërguan në spitalet lokale. Nga të plagosurit, Luckritz tha se tre ishin në gjendje kritike.

“Ne morëm një telefonatë në orën 1:39 të mëngjesit (sipas orës lokale) dhe brenda 57 sekondash, mjekët e ndihmës së shpejtë dhe oficerët e parë ishin në vend duke trajtuar pacientët,” shtoi Luckritz.

Policia tha se ka një prani të madhe të forcave të saj në lagjen e festave dhe arriti të dërgojë shpejt oficerë në vendngjarje ndërsa baret në zonë po mbylleshin.

Kryetari i Bashkisë së Austin, Kirk Watson, vlerësoi reagimin e shpejtë, duke thënë: “Jam shumë mirënjohës për shpejtësinë me të cilën zyrtarët tanë të sigurisë publike reaguan ndaj kësaj. Nuk mendoj se ka dyshim që kjo shpëtoi jetë.” /Tv Klan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz