BallinaLajmeTë shtëna me armë në Gjakovë – Plagoset një vajzë e mitur...

Të shtëna me armë në Gjakovë – Plagoset një vajzë e mitur kalimtare

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Mbrëmjen e së shtunës, Gjakova është tronditur nga një incident i rëndë, pasi në rrugën “Bardhyl Qaushi” një person i paidentifikuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa personave.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, kur i dyshuari, një mashkull kosovar, ka qëlluar me armë zjarri drejt tre viktimave meshkuj kosovarë. Gjatë të shtënave, një predhë ka goditur aksidentalisht edhe një vajzë të mitur, e cila ishte kalimtare e rastit.

Si pasojë e plagosjes, e mitura ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë. Burimet bëjnë të ditur se gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat kanë kryer ekzaminimet përkatëse dhe kanë sekuestruar katër gëzhoja si dëshmi materiale. Policia ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori kompetent, ndërkohë që Policia u bën thirrje qytetarëve që posedojnë informacione relevante të bashkëpunojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz