back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeTë shtëna armësh në veri, plagoset pjesëtari i Policisë së Kosovës!

Të shtëna armësh në veri, plagoset pjesëtari i Policisë së Kosovës!

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmë pas mesnatës në një kafiteri në veri të Mitrovicës, me ç’rast një person ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital, ndërsa fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 03:15 në kafenenë ‘Gradska kafana Centar’ në veri të Mitrovicës.

“Dyshohet se pas një zënke të çastit ka ardhur deri te një konflikt mes pronarit të kafenesë, i cili  njëherësh është edhe pjesëtar i policisë, por që ka qenë jashtë detyrës zyrtare, si dhe autorit të këtij incidenti. I dyshuari është i njohur për policinë dhe është në kërkim, derisa policia është duke zhvilluar të gjitha hetimet në zbardhjen e plotë të rastit”, ka thënë Hoti.

Mësohet se i plagosuri i cili ka marrë dy plumba në trup është Predrag Bogosavljeviq, pronar i lokalit, ndërsa autor i incidentit, Dushan Sllaviq, i njohur me nofkën ‘Dulle’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz