Të rejat e fundit për Noizyn nga Zvicra
dp

Lexo edhePrej 5 ditësh aktive vatra e zjarrit në Dukat të Vlorës, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është ndaluar të shtunën në aeroportin e Zyrihut në Zvicër me urdhër të Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme.
Sipas mediave vendase, përkatësisht “Watson.ch”, autoritetet kanë kërkuar vendosjen e masës së paraburgimit ndaj artistit, pa bërë të ditur detaje specifike mbi çështjen për të cilën po hetohet.
Në artikull thuhet se ndaj Noizyt rëndojnë disa vepra penale dhe se janë duke u zhvilluar procedura të ndryshme ligjore, ndërkohë që ai ndodhet në Zvicër që prej ditës së shtunë, ku kishte planifikuar të performonte në një nga klubet e natës.

Lexo edhePrej 5 ditësh aktive vatra e zjarrit në Dukat të Vlorës, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë
Aktualisht nuk është marrë ende një vendim përfundimtar mbi çështjen.
Siç thekson media zvicerane, prezumimi i pafajësisë qëndron në fuqi deri në një vendim të formës së prerë nga autoritetet gjyqësore.