Lideri i Iniciativës Qytetare serbe SDP, Oliver Ivanoviq, do të përballet me rigjykim më 24 mars në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Në seancën përgatitore, e cila u mbajt më 7 mars në Gjykatën Themelore në Mitrovicë me dyer të mbyllura, gjyqtarja e EULEX-it, Roxana Komsa, njoftoi se paneli ndërkombëtar i gjykatësve të përbëhet edhe nga një gjyqtar kroat dhe slloven, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta.
Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës, më 22 shkurt të këtij viti, ia kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak, liderit të Iniciativës Qytetare Serbe SDP, Oliver Ivanoviq.