Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTë paktën 19 të vdekur pasi një avion ajror u rrëzua në...

Të paktën 19 të vdekur pasi një avion ajror u rrëzua në një shkollë në Bangladesh

Të ngjajshme

Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe 164 të tjerë janë plagosur pasi një avion stërvitor i forcave ajrore të Bangladeshit u rrëzua në një kampus shkolle në kryeqytetin Daka, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Pamjet nga Shkolla dhe Kolegji Milestone në periferinë veriore të Uttara tregojnë një zjarr të madh dhe tym të dendur, pasi avioni u përplas në një ndërtesë dykatëshe.

Forcat e armatosura thanë në një deklaratë në Facebook se avioni F-7 pësoi një defekt mekanik pasi u ngrit për një stërvitje menjëherë pas orës 13:00 sipas orës lokale (07:06 GMT). Piloti ishte midis të vrarëve, shtoi forca ajrore.

Më shumë se 50 persona, përfshirë fëmijë dhe të rritur, u dërguan në spital me djegie, tha një mjek në Institutin Kombëtar të Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike.

- Advertisement -

Të Fundit