Të ndarë nga dashuria për shkak të koronavirusit, futbollisti puth gruan nga xhami
BILLI

Lexo edheGjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë ndodhën 30 aksidente dhe mbi 100 tiketa trafiku

Mbrojtësi i skuadrës së Valencias, Ezequiel Garay prej disa ditësh është vetizoluar, pasi ka dalë pozitiv me coronavirus.
Lojtari është duke qëndruar i vetëm në shtëpi, që të mos e përhap virusin e rrezikshëm te anëtarët e tjetër të familjes së tij.
Ai i takon familjarët e tij përfshirë edhe gruan te dritarja, ku këta të fundit afrohet për t’i treguar dashurinë që kanë për burrin dhe babin e tyre.
Ky fakt është bërë publik nga vetë futbollisti përmes një fotoje që ka postuar në “Instagram” ku duket se e puth gruan nga xhami.

Lexo edheGjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë ndodhën 30 aksidente dhe mbi 100 tiketa trafiku
“Ajo është gjithmonë me mua çfarëdo që ndodhë, të dua zemra ime”,- ka shkruar ai duke iu referuar bashkëshortes që i dhuron puthje nga xhami.