back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeTë mos heshten ngacmimet seksuale në UP

Të mos heshten ngacmimet seksuale në UP

Të ngjajshme

Kush është biznesmeni i njohur turk, që u zhduk me jaht në bregdetin grek?

Autoritetet turke janë në kërkim të biznesmenit Halit Yukay,...

Grup kriminal e trafik droge, arrestohet në Spanjë 34-vjeçar shqiptar

Në kuadër të operacionit “The Wanted” dhe bashkëpunimit mes...

Luka Modric: Ende kam ëndrra në futboll

Mesfushori kroat Luka Modric ka folur për motivimin e...

Rektorati ka kërkuar nga studentet që të mos hezitojnë dhe t’i raportojnë profesorët që i ngacmojnë seksualisht. Parlamenti Studentor ka kërkuar ndëshkim të profesorëve.

Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” ka vendosur ta suspendojë profesorin e Fakultetit të Edukimit, Rexhep Osmani, derisa të sqarohet akuza ndaj tij për ngacmim seksual ndaj studentes. Drejtues të Universitetit i kanë bërë thirrje çdo studenteje, e cila mund të jetë pre e ngacmimit seksual nga ana e profesorit ta paraqesë rastin në Rektorat.

Ndërsa, Parlamenti Studentor ka bërë të ditur se ky nuk është i vetmi rast që ka ndodhur, por ka konstatuar se studentet hezitojnë t’i raportojnë rastet e tilla ose kanë frikë nga ndëshkimi, hakmarrja e kryesve të këtyre veprave të shëmtuara.

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar në UP, Afrim Hoti, ka thënë për “Zërin” se Osmani nuk do të dalë para organeve tjera të Universitetit për masa të tjera disiplinore, pasi që ka sqaruar se ai nuk ka qenë në marrëdhënie të rregullt pune me UP-në, por bashkëpunëtor i jashtëm dhe profesor i pensionuar. “Në kuptimin juridik nuk ka asnjë konsekuencë, nuk ka efekte juridike në mes Universitetit dhe një personi që nuk ka kontratë të rregullt”, ka bërë të ditur Hoti. /zeri/

- Advertisement -

Të Fundit