222 lokale të lojërave të fatit u mbyllën të premten gjatë aksionit të policisë në tërë Kosovën.
Komente për të mirat dhe të këqijat që mund t’i ketë shteti nga vendim i Kuvendit, nuk pati kryeministri, Ramush Haradinaj.
Megjithatë, ai një ditë më parë tha se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë do ta shfuqizojë ligjin ekzistues, për ta miratuar të riun, që i ndalon këto biznese.
Por, me këtë nuk po pajtohet Shoqata e Lojërave të Fatit, e cila vendimin po e quan anti-kushtetues, pasi rezoluta u votua derisa po punohej në ligjin e ri.


