back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaOpinioneTë mëdhenjtë po i hanë mollët, të vegjëlve po u mpihen dhëmbët!

Të mëdhenjtë po i hanë mollët, të vegjëlve po u mpihen dhëmbët!

Të ngjajshme

Shkruan: Albin Mehmeti

Lufta lindi me njeriun! Që nga fillimet e ekzistencës, njeriu ishte në luftë. Në fillim lufta me natyrën, e më pas me rritjen e popullsisë, me konflikte brenda e ndër fisnore e deri në fund luftë mes kombeve/shteteve. Sipas “The Cambridge Dictionary of Sociology”, lufta është një lloj i konfliktit të dhunshëm social mes dy ose më shumë grupeve, të cilat synojnë për të dominuar dhe shkatërruar tjetrin, kryesisht përmes përdorimit të qëllimshëm se forcës së armatosur. Luftërat mund të ndahen sipas karakterit nacional/shtetëror, religjioz e politik. Lufta me karakter nacional kryesisht rrënjët i ka tek nacionalizmi që në të shumtën e rasteve buron tek idetë e shteteve të mëdha etnike. Tek luftërat fetare kemi idenë e dominimit dhe shtrirjes së religjionit të caktuar në vend të caktuar kurse tek ato politike është lufta mes një individi/grupi kundër një individi/grupi tjetër për marrjen e pushtetit, e që si bazament kanë maksimën makiaveliste “qëllimi e arsyeton mjetin”. Shtetet investojnë shumë në ushtri dhe në perfeksionimin e armatimit. Michael Mann në librin “Shtetet, lufta dhe kapitalizmi”, thekson se deri në mesin e shekullit njëzetë shumica e shpenzimeve shtetërore janë destinuar për luftën (armatimin). Në shekullin njëzetenjë, këto statistika kanë rënë, por, përsëri mbesin shqetësuese për sigurinë globale. Lufta është shkatërruese për një shtet/shoqëri qoftë në aspektin human edhe atë ekonomik. Por, në luftëra më së rëndi pësojnë të pafajshmit e kryesisht fëmijët. Sipas statistikave, në luftën e Kosovës (1998-1999), janë vrarë 1262 fëmijë, kurse në konfliktin e fundit që po ndodh në Siri, shifrat janë vërtet alarmante. Ajo çka kemi parë, e çka po shohim në televizione çdo ditë dëshmon se njeriu vazhdon të jetë primitiv. Fëmijët po vriten, gjersa “gjaku i Kabilit (Kainit)” po rrjedh në venat e njerëzimit. Dje ishte Ana Frank, Blerina Jashari e Valmir Deliu, sot Ajlani, Almiri dhe Omrani. A thua nesër cili fëmijë do ta ketë radhën. Lufta na vrau në të kaluarën, po vret edhe sot, për të na sjellë të nesërmen e mjegullt. Ekstremistë çfarëdo lloji qofshi ju, nacionalistë, fetarë a politikë, ju hani malli, por, mos ua mpini dhëmbët të vegjëlve! Nëse doni t’i shërbeni njerëzimit, ju lutem merrni pushkën e kthejani vetës! Boll ma!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz