back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeTë mbijeturatat e dhunës seksuale reagojnë pas publikimit të fotografisë së gruas...

Të mbijeturatat e dhunës seksuale reagojnë pas publikimit të fotografisë së gruas duke u përdhunuar

Të ngjajshme

Paralajmërohet bllokadë rruge afër kufirit Kosovë–Serbi: QKMK rekomandon rrugë alternative

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se,...

Institucionet parashkollore në Prishtinë në pushim për disa ditë

Institucionet parashkollore në Prishtinë do të jenë në pushim...

Nga lufta te shteti: Ramush Haradinaj, krah Kosovës në çdo etapë

“Ramushi e ka kry punën më të madhe, ne...
- Advertisement -

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ka reaguar pas publikimit të fotografisë të përdhunimit të një gruaje gjatë luftës, fotografi kjo që u bë publike nga deputetja Flora Brovina.

- Advertisement -

“Pas publikimit në media dhe rrjetet sociale të fotografisë, e cila paraqet kryerjen e dhunimeve gjatë luftës në Kosovë, QKRMT ka pranuar shumë telefonata dhe reagime nga të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe nga familjarët e tyre”.

“Të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë janë tepër të shqetësuar dhe të indinjuar pas publikimit të këtyre pamjeve”.

“Publikimi i këtyre pamjeve në mënyrë të plotë – pa cenzurë, i ka rikthyer kujtimet e tmerrshme të luftës për shumë gra, burra e fëmijë që kanë përjetuar këtë tmerr, duke ritraumatizuar dhe duke i thelluar edhe me tej plagët dhe dhimbjet shpirtërore të tyre të përjetuara gjatë luftës”.

“Paraqitja e këtyre imazheve në mënyrë publike më së paku iu ndihmon të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës si dhe familjarëve të tyre, andaj për shkak të emocioneve të provokuara dhe për shkak të pamjeve të ndieshme, kërkojmë nga mediat dhe të gjithë ata që e kanë publikuar këtë fotografi, ta largojnë nga shfaqja në publik”, thuhet në një komunikatë të QKRMT-së, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz