back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeTë martën vazhdojnë reshjet, ky është parashikimi motit për sot dhe nesër

Të martën vazhdojnë reshjet, ky është parashikimi motit për sot dhe nesër

Të ngjajshme

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin...

Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet

Qeveria e Kosovës ka mbledhur një grup zyrtarësh nga...

Reshjet e shiut do të vazhdojnë në Kosovë edhe ditën e martë, ndërsa në vise malore do të ketë edhe reshje bore. Pasdite reshjet do të pushojnë.

Fusha të presionit të ulët që ndodhen mbi Egje po zhvendosen nga deti i Zi. Këto fusha sjellin në vendin tonë kushte për mot të vranët dhe të reshura, ndërsa masat e ftohta që kanë depërtuar mbi rajon do të mbajnë temperaturat të ulëta. Gjatë natës dhe të martën në mëngjes priten reshje të dobëta shiu, e rreth viseve kodrinoro-malore priten edhe reshje bore. Të martën gjatë ditës reshjet do të pushojnë.

Nga dita e mërkurë fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore do të shtrihen mbi rajon, që do të favorizojnë mot më të ngrohtë dhe kthjellime me intervale më të gjata me diell. Të premten temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 20C, shkruan Prishtina Weather.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të të luhaten përreth vlerave mesatare dhe të mira, ditën e mërkurë do të rriten edhe në të pashëndetshme, kryesisht orëve të mbrëmjes.

10.03.2020 – Mot i ftohtë. Në mëngjes kryesisht vranët dhe me reshje të dobëta shiu, në vise kodrinoro-malore edhe borë. Ditën kryesisht me vranësira, ndërsa reshjet gradualisht do të pushojnë. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-7m/s.

11.03.2020 – Në mëngjes ftohtë. Ditën më butë me vranësira të pjesshme dhe intervale me diell. Do të fryj erë e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s. Indeksi UV: 2.

Të Fundit

Sport

ShowBiz