back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeKosovë“Të ka lali shpirt” nga Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi arrin 500...

“Të ka lali shpirt” nga Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi arrin 500 milionë klikime në YouTube

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Këngëtarja e njohur shqiptare, Silva Gunbardhi, është mjaft e pëlqyer dhe tashmë numëron fansa të shumta gjithandej.

Megjithatë, artistja famë të madhe dhe më shumë vëmendje ka arritur kur publikoi projektin “Të ka lali shpirt”, në bashkëpunim me Mandin dhe bashkëshortin e saj, Dafi Derti.

Ky projekt, i cili u publikua në janar të vitit 2013, saktësisht gjashtë vite më parë, është konsideruar hit dhe në YouTube ka kaluar shifrën e 500 milionë klikimeve.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për mua. Kënga “Të ka Lali” shpirt fiton 500 milionë shikime. Faleminderit nga zemra gjithë bashkëpuntorëve dhe mbi të gjitha faleminderit atyre që e mbështetën këtë këngë që në fillim”, ka shkruar Silva krahas këtij postimi në rrjetin social, Instagram.

Këngëtarja Gunbardhi vazhdon të jetë tejet e angazhuar me projekte e mbrëmje të ndryshme muzikore ane e mbanë trojeve shqiptare.

Ndryshe, kënga e fundit e lansuar nga ajo mban titullin “Baba”, dedikuar të atit, projekt ky që u mirëprit nga fansat e saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz