Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se ditën e hënë (11.12.2017) do të bëj përzgjedhjen e sportistëve të vitit 2017, shkruan drenicapress.info
Ky aktivitet tradicional, organizohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Drenasit, duke filluar nga ora 17:00 në restaurant “Dijamant” në Drenas.
Drenica Press pat raportuar për përzgjedhjen e sportistëve të vitit 2016 në Komunën e Drenasit.
Sportistet e vitit 2016 janë shpallur:
Sportiste e vitit 2016 Rukije Muja, volejbolliste nga KV “Drenasi”
Në vendin e dytë u zgjodh Mendurim Hoti nga KF “Feronikeli”
3. Narcis Alibegu nga KF “Feniksi”
4. Liridona Kurrumeli nga KV “Drenasi”
5. Mentor Mejzini KF “Feniksi”
6. Haxhi Shala nga KF “Feronikeli”
7. Kaltrina Fejza nga KV “Gryka”
8. Afrim Bazaj nga KB “Drenasi”
9. Eron Bylykbashi nga KSH “Qëndresa”
10. Blendi Saiti nga KH “Drenica”
Ndërsa klubi më i mirë është zgjedhur KF “Feronikeli”.
Trajneri më i mirë, Afrim Toverlani nga KF “Feronikeli”.
Punëtori më i dalluar sportiv, Faik Fazliu nga KF “Feniksi”.
Gjyqtarët më të mirë u shpallen vëllezërit Getoar e Genc Bujupi.
Pionierë të sportit u zgjodhën, Erion Bazaj nga Shkolla e Futbollit “Feronikeli” dhe Sabit Sahiti nga Shkolla e Futbollit “Feronikeli”.
Për epitetin “Shpresa” e sportit janë zgjedhur, Nikelina Franca, hendbolliste dhe Drin Lladrovci, futbollist.
Pedagogu më i mirë i kulturës fizike është zgjedhur Qerkin Morina.
Me mirënjohje të veçant është nderuar ish kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku për kontributin e dhënë në sportin e Drenasit.
Me mirënjohje janë nderuar edhe tre veteranët e sportit të Komunës së Drenasit; Ferat Qorri- ish futbollist, Enver Demaku- ish hendbollist dhe Mehdi Bucolli-ish futbollist. /Drenica Press/