back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeTë fortit e Deçanit harrojnë haraçin dhe fajdetë, bëhen bashkë për pozita

Të fortit e Deçanit harrojnë haraçin dhe fajdetë, bëhen bashkë për pozita

Të ngjajshme

Udhëkryqet e zgjedhjeve të parakohshme

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, gjasat për të...

Arbana Osmani drejt rikthimin në televizion?

Arbana Osmani, mesa thuhet në rrethet mediatike, është drejt...

Muhaxhiri: Kurti ka problem politik dhe personal me PDK-në

Politologu Atan Muhaxhiri, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti...

Kurti: Serbia ta dorëzojë kryekriminelin Radoiçiq

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në konferencë ka folur...

Një koalicion i habitshëm për qytetarët ka ndodhur mes dy partive që dikur akuzonin njëra tjetrën, AAK dhe PSD janë bërë bashkë për siç e thonë ata “për ta luftuar krimin dhe korrupsionin” në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj me shokë dikur akuzonin rëndë AAK’në se është parti e haraçit dhe fajdeve, madje thoshte se ky subjekt që nga kryetari Ramush Haradinaj e deri tek ai më i fundit janë milionera.

“…Është subjekti politik (AAK v.j.), i cili të paktën në komunat që qeveris në Dukagjin i qet çdo qytetari dhe çdo biznesi haraç, është subjekti i cili është i lidhur drejtpërdrejt me fajdetë, të cilat u jepen qytetarëve edhe e rrezikojnë jetën e tyre në Dukagjin, dhe është subjekti i cili që nga kryetari e teposhtë kanë me miliona pasuri, që asnjëherë nuk kanë pasur guximin dhe mundësinë për ta deklaruar se cila është prejardhja e kësaj pasurie”, pati thënë Molliqaj për AAK-në, në kohën kur ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, të gjitha këto Molliqaj i ka harruar, ai tani përkundrazi me ata që thoshte janë të korruptuar e njerëz të haraçit, po thotë se do ta lufton krimin dhe korrupsionin në vend.

“Koalicionin që do të qeverisë dhe Kosovën do t’i pozicionojnë fuqishëm përballë Serbisë, përballë krimit e korrupsionit dhe përballë varfërisë e pabarazisë. Koalicion nëpërmjet të cilit ne do t’i shtyjmë edhe më tej këto politika. Bashkimi ynë i sotëm është veç fillimi i fitores së madhe”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Kujtojmë se pas këtij koalicioni reagime dhe tallje pati nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, madje disa thonë se ky koalicion ka ardhur pasi PSD nuk mund ta kalon pragun prej 3%.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz