BallinaTë dyshuarit për grabitje dhe posedim të narkotikëve, 30 ditë paraburgim

Të dyshuarit për grabitje dhe posedim të narkotikëve, 30 ditë paraburgim

Të ngjajshme

Favorit vetëm në letër, Arsenali eliminohet nga Southamptoni

Southamptoni ka arritur një fitore befasuese në FA Cup. Ata...

Nëna i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin

Në nisje të ‘prime’ të sotëm, Selin ka sqaruar...

Gyokeres vazhdon me super formën e tij, barazon ndaj Southamptonit

Arsenali ka arritur të barazojë shifrat ndaj Southamptonit. Dhe padyshim...

Haradinaj ia uron Papës Pashkët, me atë rrugë “ia kërkon” edhe njohjen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë...
Gjykata Themelore në Mitrovicë, përkatësisht Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, të dyshuarit S. M., (1996), shtetas i Kosovës nga Komuna e Zveqanit, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “grabitje”, nga neni 329, paragrafi 3., lidhur me paragrafin 1., e lidhur me nenin 31 të PPRK-së, dhe “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge”, nga neni 275, paragrafin 1., të KPRK-së.
Në kërkesën e prokurorit për caktimin e paraburgimit, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në bashkëkryerje me D.K., i cili ende nuk është kapur nga Policia, ka kryer veprën penale në atë mënyrë që i maskuar eme mjete të rrezikshme (kaçavida), dhe duke përdorur forcën afër një marketi në Zveqan, kanë sulmuar viktimën B.S., ku në mënyrë të kundërligjshme kanë përvetësuar shumën prej 84 mijë dinarëve dhe 320 euro.Me këtë rast, viktima ka pësuar edhe lëndime trupore.
Poashtu sipas kërkesës së prokurorit, thuhet se pas aksioneve të ndërmarra nga Policia e Kosovës për kapjen e të dyshuarve, të pandehurit S.M., i janë gjetur edhe një sasi prej 2 deri 4 gramë substanca narkotike të llojit Marihuan. Gjatë seancës për caktimin e paraburgimit, i pandehuri ka pranuar se ka kryer veprat penale me të cilat ngarkohet.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz