back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaTeknologjiA do të duket kështu iPhone 8

A do të duket kështu iPhone 8

Të ngjajshme

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol...

Vrasja e Senavicius – A ishte i suksesshëm operacioni policor në Veri?

Njësiti Special i Policisë, zbarkoi në veriun e Kosovës...

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën...

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Ashtu si çdot vit, kompania “Apple” pritet të nxjerrë këtë vit versionin e ri të iPhone, “iPhone 8”.

Britanikja “The Sun” ka publikuar disa versione të ndryshme konceptuale se si mund të duket telefoni i ri i “Apple”.

Një gjë është e sigurt, që në 10 vjetorin “smartphone”-ve të “Apple”, telefoni i ri do të jetë ndryshe nga modelet e saj paraardhëse.

Celulari do të karikohet me wireless. AirPods të Apple nuk janë lëvizja e parë e kompanisë për të ‘shpëtuar’ nga kabllot.

Burime të ndryshme, duke përfshirë Bloomberg, raportojnë se Apple është duke e testuar teknologjinë e mbushjes me wireless dhe se kjo teknologji do të paraqitet në iPhone-in e ardhshëm.

Madje, “iPhone 8” do të mund të mbushet nga një distancë e largët – edhe nga dhoma në dhomë. Lamtumirë butoni Home Në mënyrë që të rritet madhësia e pajisjes, Apple raportohet se do ta largojë plotësisht butonin Home.

Duke e hequr këtë buton Apple do të jetë në gjendje që të fitojë një hapësirë më të madhe të ekranit, i cili do të shtrihet nga skaji në skaj. Mund të ketë teknologjinë e skanimit të fytyrës Prezantimi i Touch ID në iPhone 5s solli një nivel krejtësisht të ri në sigurinë e celularëve, por Apple planifikon që biometrikën ta integrojë edhe më mirë.

Një raport nga një prodhues çipesh nga Kina sugjeron se iPhone do të përmbajë teknologjinë e skanimit të syrit. Kjo do të thotë se përdoruesit do të jenë në gjendje ta hapin celularin vetëm duke e parë kamerën në ekran, shkruan Living.

Ekrani do të jetë i lakuar “iPhone8” pritet të ketë një ndryshim të madh në dizajn. Ndryshimi më i madh është se ekrani do të jetë i lakuar në skaje, ngjashëm me Galaxy S7 Edge.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz