Të buzëqeshur para ceremonisë së nesërme!
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari, Nuredin Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Fatbardha Haliti dhe deputeti Bekim Haxhiu shihen të buzëqeshur në një fotografi që sapo e ka publikuar faqja e komunës në Facebook.
Kjo për faktin se të shtunën, në Amfiteatrin e Qendrës së Kompetencës, nga ora 13, organizohet ceremonia e ndarjes së bursave për studentë të komunës së Skenderajt.
Janë 164 studentë të cilët do të përfitojnë bursë në vlerë prej 500 eurove, në një projekt të përbashkët në mes të Komunës së Skenderajt që nga buxheti i saj ka ndarë 50 mijë euro, dhe përfaqësues të bizneseve dhe njerëz të vullnetit të mirë, të cilët së bashku kanë participuar 32 mijë euro.

Lexo edheSkenderaj, këta dy persona arrestohen për vrasjen e Ilir Zeqirit
Edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili që pesë vite ndanë nga 10 bursa për studentë të komunës së Skenderajt, është shprehur i gatshëm t’i bashkohet projekteve të ardhshme të Komunës, për ndarje të bursave.
Kryetari Bekim Jashari ka mirëpritur gatishmërinë e deputetit Haxhiu, dhe e ka vlerësuar ndihmën e të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, meqë qëllimi është të ndihmohen studentët në studime dhe ngritje profesionale./Drenicapress.info














