back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTë akuzuarit për sulmin terrorist ndaj KKZ-së në veri thonë se s’ka...

Të akuzuarit për sulmin terrorist ndaj KKZ-së në veri thonë se s’ka prova ndaj tyre

Të ngjajshme

Xavi refuzon ofertën për të menaxhuar një kombëtare

Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, dëshiron t’i përmbahet planit...

14 vjet nga rënia e heroit Enver Zymberi, nesër një mori aktivitetesh

Nesër bëhen 14 vjet prej kur heroikisht në Zubin...

Avokatët dhe të akuzuarit për sulmin terrorist në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut në dhjetor të 2022-s, kanë pretenduar se ata janë duke u akuzuar pa prova.

Ne seancën gjyqësore që është mbajtur të premten, në rastin ku të akuzuar janë Milun Milenkoviq – i njohur si Llune, Dejan Pantiq, Miomir Vakiq dhe Aleksandar Vlajiq, mbrojtja dhe të akuzuarit në fjalën e tyrë përfundimtare e kanë akuzuar prokurorinë për hetime të pamjaftueshme dhe aktakuzë të pabazuar në prova.

Avokati i Aleksandar Vlajiqit, Millosh Deleviq, ka thënë se hetimet për këtë rast janë të pamjaftueshme.

Ai ka thënë se klienti i tij akuzohet bazuar në tri prova, që sipas tij janë të paqëndrueshme.

I akuzuari Vlajiq ka thënë se pajtohet me avokatin e tij.

“Nga fillimi i procedure unë flas vetëm të vërtetën dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Nuk i kam kryer këto vepra penale, me të cilat ngarkohem në këtë lëndë. Nuk jam i përfshirë, nuk kam qenë në këto sulme të cilat kanë ndodhur në këtë datë. Nuk kam qenë pjesë e grupit, nuk ka qenë vet grupi dhe nuk kam ndihmuar në asnjë mënyrë këtë grup”, është shprehur ai.

Lubomir Pantoviq – avokat i të akuzuarit Dejan Pantiq, ka thënë se aktakuzë është rezultat “i një hetimi të një hetuesie të dobët, si një hetim i dobët është shkaku i aktakuzës së dobët”.

Më 2 korrik në fjalën përfundimtare, prokurorja speciale Fikrije Fejzullhu, ka thënë se provat materiale dhe dëshmitë e paraqitura e kanë vërtetuar fajësinë e të akuzuarve, teksa e ka theksuar rëndësinë e dënimit meritor për t’i parandaluar sulmet e ngjashme

- Advertisement -

Të Fundit