back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeTë akuzuarit nga Specialja kërkojnë ndihmë financiare nga shteti, këtë javë transferohen...

Të akuzuarit nga Specialja kërkojnë ndihmë financiare nga shteti, këtë javë transferohen mjetet

Të ngjajshme

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Shpërthen një zjarr në një hotel luksoz në Alpe, evakuohen mysafirët

Dhjetëra njerëz u evakuuan pasi një zjarr përfshiu një...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e një gruaje në Deçan

Gjykata Themelore në Pejë, ka caktuar një muaj paraburgim,...

Në Ministrinë e Drejtësisë kanë pranuar disa kërkesa për mbështetje financiare nga të akuzuarit e Speciales, raporton Gazeta Express.

Kështu ka deklaruar sot në një konferencë për media, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Ai ka thënë se së shpejti do të bëhet adresimi i kërkesave dhe transferimi i mjeteve.

“Kisha qenë i rezervuar… Kemi pranuar disa kërkesa. Shpresoj që gjatë kësaj jave kërkesat do te adresohen dhe të bëhet transferimi i mjeteve”, ka thënë Selimi.

Pas arrestimit nga Specialja, për krime të luftës janë duke u akuzuar ish-presidenti i vendit, Hashim Thaci, ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli, deputeti Rexhep Selimi e ish-kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi.

Për Thacin dhe Veselin tashmë janë hapur fonde ku është kërkuar mbështetje finaciare.

Nga Haga janë arrestuar edhe Salih Mustafa, e krerët e organizatës së veteranëve, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz