Neymar sot apo më së largu nesër, pritet të zyrtarizohet si lojtar i PSG-së.
‘BeinSport’, televizion ky i pronarëve të PSG-së, në Twitterin e tyre kanë shkruar se braziliani ka vendosur të lë Barcelonën.
25 vjeçari do të transferohet për shumë rekorde në futboll te francezët e PSG-së, për 222 milionë euro.
Në Francë po ashtu është raportuar se zyrtarët e PSG-së i kanë kërkuar leje komunës për përdorimin e sheshit të madh te ‘Kulla Effiel’, për ta bërë prezantimin e Neymarit./Lajmi.net